E dashura e Mozzikut gati për tregun muzikor!? (VIDEO)

By

Që kur mediat online zbuluan lidhjen e Mozzikut me të dashurën e tij, Loredana Zefin, kjo e fundit mori vëmendje të madhe nga njerëzit.

Kjo për faktin se Loredana ka një stil goxha të veçantë, dhe në llogarinë e saj në Instagram shpesh herë ka postuar video me këngë të artistëve të huaj me të cilat mori më shumë se 1 milion shikime.

Ndjekësat e saj u rritën dhe sot kapin shifrën e mbi 400 mijë.

Tani, Loredana ka vendosur që vetë t’i futet muzikës.

Një video të cilën ajo e ka publikuar së fundmi në gjuhën gjermane, ka treguar se kënga e punuar nga producenti Joshi Mixu, është e saj dhe se do të publikohet shumë shpejt.

Përveç kësaj, Loredana kohëve të fundit po kalon kohë në studio./Prive.al

Artikuj të ngjashëm