Dy ish të dashurat e Ledrit festojnë në New York (FOTO)

By

Në vazhdën e serisë befasuese të Dafina Zeqirit që po lidh miqësi me emra të estradës e jo vetëm që deri pak kohë më parë nuk çonin peshë për të, mbrëmë është shënuar lëvizja e rradhës.

Këngëtarja që po synon depërtimin në tregun amerikan ka festuar Halloween-in në New York përkrah atij që bashkon shqiptarët përtej oqeanit – fotografit Fadil Berisha.

Por krahas Fadilit, në po të njejtën festë ka qenë edhe Angela Martini, me të cilën Dafinën e bashkon i dashuri i dikurshëm – Ledri Vula i cili nga lidhja me këngëtaren, në një interval të shkurtër kohor pati ‘kaluar’ tek super modelja.

Nga çfarë shihet në foton e postuar nga Berisha, vajzat duket të kenë kaluar shumë mirë me njëra-tjetrën teksa dyjat nuk ka qenë vetëm por me të dashurit, rumunin Dragos Savulescu e domenikanin Hose Rodriguez.

Ndryshe, Dafina paraprakisht ka darkuar mbrëmë në New York me Fadilin i cili i ka uruar më të mirat në prag të depërtimit ndërkombëtar që pritet të jetë gjigand e për të cilin Prive.al raportoi dy ditë më parë (lexo KËTU).

Artikuj të ngjashëm