Dueti Capital T ft. Dhurata Dora duke u ‘gatuar’ ?!

By

Kur vitin e kaluar verës shpërthyen duetet mes artistëve, një prej kombinimeve që mezi pritej ishte ai mes Kapos dhe Dhurata Dorës.

Por planet mes dyshes ndryshuan duke bërë që kjo këngë të shtyhet për një tjetër periudhë kohore.

E pasiqë nuk ishte e shkruar që kënga të publikohet gjatë 2015-tës, me gjasë e njejta nuk do vlej edhe për vitin 2016.

Në rrjete sociale kur Dhurata ka shpërndarë këngën e re të Kapos të titulluar ‘Hitman’, reperi ka komentuar ‘edhe një tjetër së shpejti’.

‘Benzinë’ i shtohet zjarrit edhe nga fakti se dyshja edhe kanë postuar foto së bashku muajve të fundit.

Nuk dihet se në ç’fazë gjendet ky projekt apo edhe se kur do publikohet por e sigurtë do jetë që kjo këngë tashmë vetëm në trajtën e spekulimit pa asnjë drojë ka epitetin e një SUPER-HITI. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm