Dua zgjedh Prishtinën dhe jo Londrën…

By

Dua Lipa ka dhënë një intervistë për televizionin e famshëm CNN, ku përveç muzikës foli edhe për vendin tonë, Kosovën.

Në pyetjen e gazetares se kë zgjedh në mes të Londrës dhe Prishtinës, Dua fillimisht hezitoi të përgjigjej, por më pas deklaroi se e zgjedhë Prishtinën, sepse është vendi i saj.

Gjatë intervistës këngëtarja kosovare foli edhe për faktin se dikur ishte refugjate në Angli dhe se askush nuk e lë vendin e vetë me dëshirë, duke deklaruar gjithashtu se ishte me fat që si fëmijë shkoi në atë shtet dhe i përmbushi ëndrrat e saj.

Dua po ashtu u vë në sprovë nga gazetarja me pyetjen tjetër, duke e shtyrë të zgjedhë në mes të muzikës që ajo bën dhe asaj të babait, Dukagjinit.

“Muzikën time. Pavarësisht se e dua shumë atë të babait, por jam shumë krenare me punën time”, u përgjigj ajo duke buzëqeshur, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm