Dua tallet me të dashurin: E detyroi ta vishte bluzën e saj (FOTO)

By

Thuajse të gjitha vajzat e kanë bërë ndonjëherë të dashurin që t’i veshin rrobat e tyre, vetëm e vetëm që të shkrihen së qeshuri me ta.
E duke pasur parasysh tiparet fizike të djemve, krahasuar me ato të vajzave janë më masive dhe më të mëdha e rrobat e të dashurave, janë pamja perfekte për t’ia plasur gazit disa minuta.

Këtë gjë ka bërë edhe Dua Lipa me të dashurin e saj, Paul Klein.

Dyshja që ndodhet në Argjentinë pasi Dua ka koncerte, po kalon momente të bukura bashkë dhe këtë pjesë të kohës së tyre, Dua po e ndanë me ndjekësit e saj në Instagram.

Madje, këngëtarja e ka xhiruar Klein duke mbajtur të veshur buzën e saj, e cila i rrinte si mos më keq.

Me këtë gjest, ajo tallet shumë përmes disa videove në Instagram, përderisa Paul s’e qan kokën fare! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm