Dua shkruan histori në karrierë: ‘New Rules’ e para në Britani të Madhe

By

Dua Lipa nga dita në ditë me punën dhe sukseset e saj po vërteton se cilësimi ‘mbretëresha e ardhshme e muzikës pop’ për të nuk ka qenë një rastësi!

Tashmë kur ka publikuar albumin e saj të parë në karrierë dhe numëron një varg videoklipesh, vetëm apo në bashkëpunim, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka shkruar një rekord personal!

Ajo ka tashmë këngën e saj të parën në top listat britanike!

Fjala është për projektin ‘New Rules’ i cili nga java në javë shënoi vetëm ngjitje lart për të kulmuar në 1-shin e shumë dëshiruar këtë javë!

Kënga e cila po ecën jashtëzakonisht mirë edhe në shikime në Youtube ka bërë që Dua të jetë artistja e parë femër që kap pozitën prijëse pas ‘Hello’ të Adele.

Me këngë si ‘Despacito’ e të tjera të ngjajshme këtë vit që janë shndërruar në hite absolute, ky sukses i Duas është definitivisht shumë i madh. Lartë e më lartë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm