Dua s’do jetë vetëm: Një tjetër yll pritet të performojë në koncertin në Prishtinë

By

Sot Dua Lipa bëri publik lajmin që do jetë sërish në Kosovë në muajin Gusht për një koncert me datën 10.

Por, nëse mendoni që Dua do jetë ylli i vetëm prezent, gaboheni.

Krah këngëtares që sigurtë po ngjet majat drejt suksesit do jetë një tjetër talent shqiptar.

Fjala është për Albert Stanaj i cili  këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale.

‘Hey Dua Lipa. Mezi pres të të bashkohem në Kosovë për festivalin muzikor. Shumë i emocionuar të performoj për të parën herë në Kosovë. Detaje tjera së shpejti. Falemnderit Dukagjin Lipa. Shihemi atje’ – ka deklaruar në postimin e bërë këngëtari.

Ky koncert, me praninë edhe të Stanajt definivisht do jetë një që s’duhet humbur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm