Dua mahnitë me ‘Be The One’

By

Dua Lipa duket se e ka marrë tejet seriozisht depërtimin në skenën ndërkombëtare. Pas ‘New Love’ ajo nuk ka pritur gjatë për të publikuar këngën më të re.

‘Be the one’ është projekti i ri i Duas i lançuar para pak minutash. Këngëtarja ka folur për Nylon në lidhje me këngën e re duke thënë se ‘ajo ka të bëjë me besimin, këmbënguljen dhe luftën për të arritur diçka që dëshiron’.

Producente e videoklipit të xhiruar në lokacione të ndryshme të kryeqendrës britanike është Nicole Nodland.

Bëhet e ditur se ‘Be the one’ do jetë në listën e këngëve të përfshira në albumin që Dua mendon ta publikojë në vitin e ardhshëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm