Dua Lipa pjesë e një koncerti bamirës në Londër

By

Në Britani të Madhe do të mbahet koncerti për bamirësi, të cilën e organizon shoqata “Streets of London”, ku paratë e mbledhura do të shkojnë për të pastrehët.

Koncerti është planifikuar të mbahet në stadiumin legjendar të futbollit “Wembley” të kryeqytetit britanik.

Pjesëmarrëse në këtë koncert do të jetë edhe këngëtarja e famshme, Dua Lipa bashkë me këngëtarë tjerë të famshëm si llie Goulding, Bastille, Mabel, Sigrid, Grace Carter, Jax Jones dhe Dermot Kennedy.

“Streets of London” e organizon këtë koncert të madh çdo vit dhe pothuajse çdo sezon arrin të mbledh rreth 400 mijë euro, transmeton Klan Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm