Dua Lipa në duet me Miley Cyrus?

By

Ato duket të jenë bërë mike të mira qysh kur Miley Cyrus e konfirmoi ardhjen e saj në festivalin Sunny Hill në Kosovë!

Image result for miley cyrus

Dua Lipa e bëri të mundur që një emër me famë ndërkombëtare si Miley, të vijë për performancë në Kosovë në festivalin “Sunny Hill” i cili nis sot, e do të mbahet deri të dielën e kësaj jave.

Ndërsa sot në një konferencë për media në Prishtinë, ku prezentë ishte Dua Lipa, ajo u pyet nga një gazetare nëse do të bëjë një bashkëpunim me Miley Cyrus në të ardhmen!

“Ka gjasa që unë edhe Miley të bëjmë diçka”, është përgjigjur DUA!

Ndërsa e pyetur se pse nuk ka këtë vit këngë të re apo album të ri, ajo ka deklaruar se po punon në diçka ekskluzive…

“Për mua ka qenë e rëndësishme që të vij me një muzike të re, pak më të shkëputur nga albumi i parë. Albumi i radhës do të jetë pak më ndryshme. Jam shumë krenare me punën që e kemi bërë dhe shpresoj që edhe ju të jeni krenarë”, ka deklaruar këngëtarja.

 

Artikuj të ngjashëm