Dua Lipa e para artiste e re në botë që merr 1 miliard klikime në Youtube

By

Milionëshi është një numër që i përket të kaluarës për Dua Lipën.

Këngëtarja me prejardhje kosovare tani nuk i përket një hapësire të vogël që dëgjon muzikën e saj, sepse ajo po rritet çdo ditë.

Pas një performance muzikore që pati në emisionin e të famshmes Ellen Degeneres, Lipa ka arritur të marrë 1 miliard klikime në Youtube në këngën e saj New Rules.

Me këtë projekt ajo morri hapa të lartë drejt një karriere botërore, ndërsa ky sukses është edhe historik në botën e muzikës, ngase ajo është e para artiste vajzë, që merr kaq shumë klikime në një video në këtë kanal, përmes së cilit sot matet edhe suksesi i këngëtarëve në mbarë botën.

“E kapa telefonin dhe zbulova se jam artistja më e re femër që merr 1 miliard klikime në një video muzikore”, ka shkruar Lipa plot gëzim e entuziazëm në Instagram, duke publikuar një fotografi nga koha kur ishte e vogël./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm