DUA LIPA, DASHURIA E RE!

By

Dua Lipa është një ndër emrat shqiptarë premtues në skenën botërore. Sukseset e saj nisën kur fitoi rolin kryesor për fushatën e X Factor UK, me incizimin e këngës së reklamës për X Factor UK të përzgjedhur nga juria e këtij spektakli.

Që nga ajo kohë, Dua ka publikuar vazhdimisht këngë cover dhe të saja duke fituar zemrat e publikut.

Ajo ka lançuar projektin e saj më të ri të titulluar ‘New Love’  i cili ka një klip të xhiruar përmes telefonit. Në mesin e emrave si producentë spikat ylli botëror Lana Del Rey.

Dua si tekstshkruese është shprehur se kënga e saj e re përcjell mesazhin e ballafaqimit kundrejt frikës e së të humburit të së vetmes gjë që vlen për individin.

Ndryshe, të kujtojmë se edhe realizimi paraprak ‘Thinking about you’ u prit me kritika jashtëzakonisht të mira. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm