Don Phenom paska flirtuar me shumë vajza të famshme, por kush janë ato?

By

Këtë javë në Nd’rrimin e Natës, e patëm rastin që reperin shqiptar të grupit TBA, Don Phenom, ta njohim pak më afër se sa në intervistat e tjera.

Në studio me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, reperi ka rrëfyer disa gjëra personale, përfshirë këtu, se tanimë është në një lidhje romantike.

Mirëpo në anën tjetër, kohë më parë në një intervistë për Prive, ai pati thënë se ka flirtuar me shumë vajza të famshme shqiptare, megjithatë emër s’kishte theksuar.

Por në lojën “Haje ose Thuaje”, Alaudin Hamiti kërkoi nga Phenom të thotë emrin e ndonjërës prej tyre, ose të hajë ndonjë ushqim të shpifur nga tavolina!

Megjithatë, si një xhentëlmen që është Phenom nuk dha asnjë emër, duke zgjedhur të hante në këmbim të një përgjigjeje që do përfshinte ndonjë gocë të famshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm