“Doli goca në penxhere” në emisionin amerikan, Dua Lipa dhe Action Bronson hedhin valle (VIDEO)

By

Emision shqiptarësh në mes të Amerikës dhe aty nuk u gatua vetëm pite.

Ka nja 3 javë që është xhiruar dhe fotografitë e këngëtares Dua Lipa me reperin e moderatorin shqiptar Arian Asllani i njohur me nofkën Action Bronson duke gatuar pite u bënë virale, ndërsa tani mund të shohim komplet emisionin.

Gjithçka paska qenë me motive shqiptare, e madje edhe muzika që u bë nga zëri më shqiptar i mundshëm.

Këngëtarja Merita Halili, ka kënduar “Doli Goca në penxhere”, ndërsa pasi është gatuar pitja, Dua e Bronson ia kanë hedhur valles në studio. /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=e7uvaLvYoVo

Artikuj të ngjashëm