Ditëlindja e 25-të e gjen reperin Capital T në një vend mjaft të pazakontë

By

Reperi i njohur, Capital T, lirisht mund të themi se është ndër njerëzit më me fat në botë.

Kjo pasi dita kur artisti erdhi në këtë jetë përkoi të jetë 29 shkurti, datë kjo e cila shfaqet në kalendar vetën një herë në çdo katër vite.

E për këtë arsye reperi ditëlindjen e tij këtë vit duhet ta festojë ose një ditë më herët ose më vonë.

Siç duket ai ka preferuar këtë të parën, ose të paktën kështu e ka zgjedhur atë në profilin e tij në Facebook.

E me këtë rast reperi ka preferuar të bëjë disa ditë pushimi në Dubai vend në të cilin nuk po qëndron i vetëm.

Sot, Trimi ka preferuar të dalë në periferi të këtij qyteti e të shijojë shkretëtirën e cila e karakterizon relievein e këtij vendi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm