Dita finale erdhi tashmë, ‘PRIVE REALITY’ sonte pjesë e familjeve tuaja! (VIDEO)

By

Programeve të shumta festive të vitit të ri sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit i’u është bashkangjitur emisioni Prive me edicionin special ‘Prive reality’.

Surprizat e shumta do të jenë pjesë e pandashme e kësaj puntate teksa në këtë mes nuk do të mungojnë as yjet e skenës sonë.

Ermali, Gjiko, Dhurata, Blero, Roberti, Adelina Tahiri, Lumi B do të jenë personazhet të cilët do të ju përçojnë emocione të jashtëzakonshme këtë edicion.

Befasitë e llojllojshme edhe për vetë artistët e ftuar në këtë mbrëmje do të bëjnë që edhe këtë herë publiku të presë me padurim këtë emision.

Videoja e mëposhtme është vetëm një pasqyrë e vogël e super mbrëmjes që do të shihni sonte nga ora 22:00 në Klan Kosova.

Të papriturat, surprizat,eksluzivitetet, adresën e parë e kanë në emisonin ‘Prive’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm