Dita e sotme, një prej më të rëndësishmeve në jetë për Labin

By

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi pas një kohe relativisht të gjatë të diskutimeve mbi mundësinë e mundshme të hyrjes në politikë, pak muaj më parë hodhi hapin e madh.

Ai zyrtarizoi tentativat për këtë pjesë përmes aderimit në Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Në vetëm pak muaj, atij iu besuan përgjegjësi të mëdha që e shndërruan në një akter të rëndësishëm, posaqërisht në nivel lokal tek komuna e Ferizajit.

E sot, do jetë një ditë shumë e rëndësishme në këtë pjesë.

Labi si i kandiduar për kryetar të degës së qytetit, pritet të marrë besimin e anëtarësisë së AKR-së në Kuvendin e Degës.

Marrja edhe zyrtarisht e detyrës si i pari i partisë në Ferizaj do jetë një lehtësi për të punuar në terren në prag të zgjedhjeve lokale tek të cilat besohet se këngëtari tashmë i shndërruar në politikan do kandidojë nën petkun e partisë së Pacollit që ka hyrë në proces konsolidimi pas dështimit në kalimin e pragut zgjedhor dy vite e gjysmë më parë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm