Dikur konkurrente të forta, mbrëmë ia thanë këngës bashkë dhe Elhaida e Anxhela janë fantastike

By

Mbrëmjen e kaluar, Anxhela Peristeri mbajti një koncert recital me titullin “Reflektim” në Qendrën kulturore në Katedralen Orthodokse në Tiranë.

Ajo që na çuditi është ftesa që ajo i bëri koleges së saj, Elhaida Danit për të performuar me të.

Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur një debat sa u përket pikëve në festivalin “Kënga Magjike”.

Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje.

Por tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin saj Elhaidën, dhe mbrëmë ato të dyja e “qanë” sallën me zërat potentë e fantastikë që kanë.

Në një video që Xhensila Myrtezai ka publikuar në Instagram, dyshja shfaqen duke kënduar dhe dueti është mbresëlënës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm