Dieta strikte me të cilat po rikthejnë linjat dy moderatoret shqiptare

By

Puna në televizion kërkon goxha vëmendje për pamjen e jashtme.

Duket se për këtë arsye dhe jo vetëm, dy prezantueset e njohura shqiptare, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë vendosur të ndjekin një regjim strikt diete.

Ato kanë nisur dietën ketogjenike. Por çfarë konkretisht nënkupton kjo dietë?

Dieta keto, e njohur në gjithë botën konsiston në një regjim ushqimor i cili eliminon tërësisht karbohidratet në organizëm, nga drithërat tek ëmbëlsirat.

Ilustrimi më i mirë me të cilin Arbana ka vendosur të përshkruajë gjendjen gjatë dietës është përmes një fotografie me sy të mbyllur teksa kalon raftet e bukës në supermarket.

Dieta ketogjenike përdoret nga emra të njohur të shoubizit ndërkombëtar, nga Kim Kardashian tek Gwyneth Paltrow, Megan Fox, Adriana Lima dhe Halle Berry për humbje peshe brenda një periudhe të shkurtër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm