Dhurata nuk ndalet: Rrjedh në rrjete tjetër duet me reper të huaj

By

Bashkëpunimi me reperin algjerian Soolking rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për Dhurata Dorën.

Kënga e dyshes, ‘Zemër’ po bën namin në Youtube duke grumbulluar shifra rekord të shikimeve.

Por, Dhurata duket të mos e ketë përfunduar me Soolking, listën e bashkëpunimeve me reperë të huaj.

Këngëtarja ka përfunduar këngën e re në bashkëpunim me një reper gjerman, Moe Phoenix.

Ky projekt i cili tëpaktën deri tani nuk është paralajmëruar, po qarkullon tash e një kohë në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse kënga e dyshes do të shohë dritën e publikimit ndonjëherë mirëpo nga pak çfarë mund të dëgjohet në rrjete sociale, kuptohet që është projekt që premton një tjetër super-hit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm