Dhurata e Ledrit për të gjithë ne na shpëton para nga xhepi!

By

Ditën e sotme, reperi Ledri Vula feston ditëlindjen.

Të shumta kanë qenë urimet e miqve dhe fansave për ditëlindjen e 33-të.

Por Ledri duket të mos jetë mjaftuar vetëm me falënderime dhe ka vendosur që të na shpërblejë të gjithëve në formën më të pazakontë.

Si dhuratë për të gjithë ne, Ledri na shpëton nga xhepi përplot 15 euro.

Fjala është për biletat e festivalit ‘Sunny Hill’ që mbahet në Gërmi nga 2 deri me 4 Gusht. Këto bileta, për nder të ditëlindjes së Ledrit do të jenë me zbritje, siç ka zbuluar reperi përmes një postimi në Instagram.

‘Sot për ditëlindje, unë e kom një dhuratë për juve. Biletat e ‘Sunny Hill Festival’ për 24 orë, veq për juve bohen 15 euro më lirë’ – deklaron Ledri.

Kujtojmë se këtë vit, në Sunny Hill Festival do të zbarkojnë emra nga më të njohurit të skenës muzikore botërore, krahas artistëve shqiptarë. Calvin Harris dhe Miley Cyrus janë vetëm dy prej emrave të cilët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen përgjatë datave të lartëcekura në Gërmi duke kthyer Prishtinën në epiqendër rajonale të koncerteve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm