Çka po bëjnë Dhurata Dora, Majki e Dj Geek ?!

By

Fluksin më të madh të mbrëmjeve muzikore e kanë në muajt e nxehtë të vitit por koncertet për artistët shqiptarë po ‘lulëzojnë’ dhe nuk po ndalen as në muajt e tjerë.

Në shumë prej tyre, emra të ndryshëm të skenës po shkojnë së bashku meqenëse organizimet po bëhen të tilla.

Së fundmi, bashkë janë bërë Dhurata Dora, Majki, Dj Geek dhe Gena që sonte do të performojnë në Malmo të Suedisë, lokacion me shumë shqiptarë që jetojnë atje.

E duket se ata po kalojnë shumë mirë së bashku meqenëse fotot nëpër rrjete sociale nuk kanë munguar për asnjë moment.

Shpresojmë dhe në fakt nuk kemi asnjë dyshim që mirë do kalojnë edhe fasnat me muzikën e tyre në mbrëmjen që do organizohet sonte. /Prive.al/

image-fc05b617482cb9f75391408dad0b83c13257a8a8392ef1b7baf7759945f622ff-V

Artikuj të ngjashëm