Dhurata Dora ‘e qan’ interpretimin live të ‘Numrin e ri’

By

Suksesin në estradën shqiptare e ka arritur relativisht shpejt. Por, asgjë për Dhurata Dorën nuk ka qenë rastësi.

Një vajzë e rritur jashtë që Kosovën e vizitonte vetëm gjatë pushimeve verore ka kapur famën me shumë punë por mbi të gjitha me shumë talent.

Se kapacitetet e saj vokale nuk janë për t’u vënë në dilemë kjo dihet mirëpo këtë fakt Dhurata Dora e ka vulosur në emisionin hejWazzup të Klan Kosovës.

Si e ftuar para pak ditësh, Dhurata ka interpretuar në versionin accoustic përkrah Enur Pakashticës në kitarë, këngën e re që u shndërrua në një hit të padiskutueshëm.

Për të mos i lënë shumë vend fjalëve, ju ftojmë që të shijoni performancën në videon e mëposhtme të ‘Numrin e ri’. /PRIVE.AL

https://www.youtube.com/watch?v=YTEDYiou_tA

Artikuj të ngjashëm