Dhurata dhe artisti algjerian heqin videot që paralajmëronin bashkëpunimin

By

Para pak ditësh, Dhurata Dora dhe reperi algjerian me famë të madhe në Francë, Soolking, postuan video në llogaritë e tyre në Instagram, për të paralajmëruar bashkëpunimin.

Pjesa e shkurtër, më saktësisht refreni, u bë hit në rrjete sociale akoma pa dalë kënga.

Mirëpo, ky duet është bërë publik tashmë dhe po qarkullon në rrjete sociale.

Mbase ky ka qenë shkaku që Dhurata dhe Soolking t’i heqin videot në Instagram për ta postuar të plotë këngë në momentin kur klipi të jetë gati./Prive.al

Artikuj të ngjashëm