Dhjetëra mijëra euro në klipin e ri – Prive zbulon shpenzimet marramendëse të Jonida Maliqit

By

Këngëtarja Jonida Maliqi, solli para shtatë muajsh këngën e saj të re.

“Në errësirë” quhej kënga e saj, e cila u lansua pas shumë kohësh nga Maliqi, e cila së fundmi më shumë i është dedikuar biznesit të saj në Tiranë se sa muzikës.

Por Prive ka marrë vesh ca plane gjigante të këngëtares.

Siç mësohet nga burimet e Prive, Jonida e ka realizuar këngën e re që do jetë me ritme festive dhe latine.

Ajo ka zgjedhur profesionistë të fushës, ndërsa sipas Prive kënga e klipi do ketë harxhime prej 80 mijë eurosh, ndërsa kënga pritet të lansohet për festën e Krishtlindjeve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm