Dhjetëra fansa në takim me Dhuratën në Klan Kosova, ajo i priti me puthje e përqafime

By

Ëndrra e shumë fansave të Dhurata Dorës, u plotësua sot, pasi që këngëtarja iu dha mundësinë të takohet me ta në Klan Kosova.

Me ndihmën e realizimit nga Prive duke i siguruar hapësirën dhe njoftimin e kësaj ngjarje madhore, Dhurata Dora, sot takoi mijëra fansa të cilët erdhën nga vende të ndryshme të Kosovës.

Përveç që artistja realizoi fotografi me të gjithë ata që janë adhurues të muzikës së saj, Dhurata, i befasoi me postierë të nënshkruar nga dora e saj.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi nga ky takim madhështor, ndërkaq për detaje të tjera dhe çfarë ndodhi brenda këtij takimi, keni mundësinë ta kuptoni të shtunën në emisionin Prive.

 

 

Artikuj të ngjashëm