Dhe Ronela Hajati mori çmimin që sikur u dedikua për të, paraqitja skenike e saj si më e mira në Këngën Magjike

By

Sikur të mendohej dikush, një emër që do i përshtatej çmimi i performancës më të mirë, është ai i Ronela Hajatit.

Këngëtarja më në fund u shpërblye për artin skenik që sjellë në këngët e saja, dhe jo vetëm në “Këngën Magjike” ku mori çmimin e parë.

View this post on Instagram

🔴🔴🔴 *VUJ* @arber_bytyqi_mua @jetmirabejtullahu @iljanstermolli

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Nën ritmet e këngës “Vuj”, ajo nuk solli vetëm një interpretim vokal të bukur por një performancë që do nga mbetet në mend gjatë.

Me balerinë në skenë, vallëzimi i saj ishte një dramë e vërtetë me përplot emocion, që të ngjiste prapa televizorit e të bënte të doje më shumë nga ato skena të bukura.

Këtë mbrëmje, Ronela Hajati mori çmimin “Performanca më e Mirë”, në festivalin “Kënga Magjike”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm