Detaji i panjohur më parë që lidh Trumpin me Bleonën

By

Këngëtarja Bleona Qereti lidhjen me Donald Trumpin dihet se e ka të kahmotshme.

Mirëpo në prag të inaugurimit të z. Trump si President i 45-të i SHBA-ve, Bleona ka zbuluar disa detaje të reja.

Nga Trump International Hotel ku po qëndron para ballos në të cilën është e ftuar, ajo ka treguar se koncerti i parë privat në SHBA ka qenë për tashmë Presidentin e Amerikës.

‘Jeta ime ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm nga ai moment por kënaqësia e vërtetë fillon tani. Urime zotëri President’ – ka shkruar Bleona duke ngjallur kuriozitet mbi faktin se çka realisht do ndodhë tani e tutje për të.

Tutje, këngëtarja nga Shqipëria pritet të marrë pjesë në ‘Liberty Ball’, ballon të ranguar si prej më të rëndësishmeve në listën e gjatë të eventeve që pritet të zhvillohen sot gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm