Detajet e projektit të ri të Ghettogeasyt me Onat!

By

Mbrëmë në Prive informuam se reperi Getoar Selimi është në përfundim e sipër të bashkëpunimit me reperin tjetër nga Babastars, Onatin.

Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre, përpos këngëve që i sollën si label.

“BS” do të mbaj emrin ky produksion muzikor që do të shoqërohet edhe me videoklip. Spoti do të merr firmën e Entermedias.

Ndërkaq, përpos këtij dueti Ghettogeasy do të sjell edhe disa bashkëpunime të tjera këtë vit madje ka finalizuar edhe një ndër projektet që do të publikohet në fillim të sezonit të nxehtë./Prive

 

Artikuj të ngjashëm