Detajet e koncertit madhështor në përvjetorin e 30-të të grupit Elita 5

By

Koncerti madhështor i rok-grupit të njohur shqiptar, po afrohet.

Elita 5 do të performojë në Amfiteatrin e Tiranës më 7 shtator duke filluar nga ora 20:00.

Këtë e ka bërë të ditur edhe njëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili postoi një video me anë të cilës i ftoi të gjithë për të festuar bashkë.

‘Elita 5 në Tiranë!👨‍🎤🎶🎤
Më 7⃣ Shtator, ⏰ 20:00, koncerti madhështor i Elita 5 në Amfiteatrin e Tiranës! 🎆🏟️Ejani të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe të njiheni e të shijoni albumin e tyre më të ri.📀🥁🎧 Mos mungo në superkoncertin e legjendave të rrokut shqiptar!’, ka shkruar Veliaj.

Elita 5 mbush plot 30 vite karrierë dhe atë ditë e lansojnë edhe albumin e ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm