Detaje nga koncerti i Rita Orës në Tiranë

By

3 qershori do të jetë dita kur Rita Ora performon në zemër të Tiranës.

Këngëtarja me prejardhje kosovare, do të mbajë koncert në sheshin Skënderbej, nën organizimin e Bashkisë së Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj i cili përmes një posti në Instagram ka thënë se kjo verë nuk do të harrohet ‘kollaj’.

“A jeni gati?
Jam shumë i lumtur që do të mirëpresim @RitaOra në 3 Qershor në Tiranë, për një super koncert në sheshin “Skënderbej”.
Kjo verë nuk do të harrohet kollaj!”, ka shkruar ndër të tjerash Veliaj.

Artikuj të ngjashëm