Detaj i pathënë më parë: Si e thërret në shqip nëna Rita Orën?!

By

Përderisa vetë është në Emiratet e Bashkuara me koncerte dhe në prag të ditëlindjes së 26-të të cilën e shënon sot pas mesnatës, urimet për Rita Orën vetëm se kanë nisur.

Në mesin e tyre, është edhe urimi i vetë nënës, zonjës Vera e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i thurrur publikisht urimin vajzës.

Me një foto nga fëmijëria e hershme ku Rita shfaqet e veshur në një fustan të verdhë, ajo i ka dëshiruar të bijës më të mirat e mundshme.

Por ajo që ka rënë në sy është një fjalë në gjuhën shqipe në mesin e urimit të shkruar në anglisht, ku Vera e thërret Ritën zog.

‘Urime ditëlindja zog. Të dua për atë që je dhe çfarë je bërë. Nuk mund të mos përmend sa shumë e dua maicën që ke veshur që është një refleksion i qartë i energjisë tënde që e dëshiron çdokush’ – është shprehur mes tjerat Ora në shkrimin e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm