Deri këtu erdhi puna: Për Justin Bieber prishen nënë e bijë  

By

Dje u raportua në mediat ndërkombëtare, se kur nëna e Selena Gomez e kishte kuptuar se e bija i është kthyer lidhjes me Justin Bieber, është bërë për spital.

Selena Gomez dhe nëna e saj, e kanë prishur raportin deri në atë masë, sa tani më nuk ndjekin njëra tjetrën as në rrjetet sociale si Instagram.

Se nëna e saj Mandy Teefy nuk e ka follow të bijën, është vërejtur nga fansat e këngëtares të martën, duke u konstatuar se ato kishin shtypur butonin “unfollow” për njëra tjetrën.

Ky zbulim vjen fiks pas raportimeve se nëna e këngëtares kishte pasur një debat të ashpër me të rreth lidhjes me Justin Bieber, gjë që ka bërë që Teefy t’i drejtohet spitalit.

Burime të afërta të familjes kanë thënë për revistën People se kjo nuk ishte arsyeja pse ajo ka shkuar në spital, megjithatë nuk mohohet që lidhja me Bieber i ka bërë shumë stres nënës së këngëtares. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm