Demi Lovato lirohet nga spitali, vazhdon trajtimin në një qendër të fshehtë rehabilitimi

By

Këngëtarja e nominuar për Grammy, Demi Lovato, u lirua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles dhe ka hyrë në një objekt rehabilitimi të fshehtë, thonë burime pranë saj për CNN.

‘Demi është e angazhuar të përqendrohet në shëndetin e saj’, tha një nga burimet.

Këngëtarja 25-vjeçare shfrytëzoi të dielën rrjetet sociale për t’i falënderuar fansat për herë të parë që prej se pësoi mbidozë më 24 korrik.

Akoma nuk është zbuluar cilat droga i kishte përdorur Demi, edhe pse fillimisht u raportua për heroinë.

Artikuj të ngjashëm