DEKLARATA E AFRONËS PËR BLERON NË KOSOVAREN FALS!

By

Sot, në disa portale, është dhënë lajmi me titull “Afrona Dika: Jam e dashuruar me Bleron”. Shkruan se modelja ka dhënë një intervistë për revistën “Kosovarja”, ku e pranon lidhjen që e ka me Bleron.

 

Ky lajm e nxiti stafin e Redaksisë së Revistës “Kosovarja”, me seli në Prishtinë dhe e kudo e njohur si revista me traditën më të gjatë gjithëshqiptare, të reagojë dhe t’i bëjë me dije lexuesit se intervista në fjalë është publikuar në revistën “Kosovarja fals”, e cila lansohet në tregun e diasporës dhe i sjellë probleme jo të vogla redaksisë bazë.

 

Për këtë matrapazllëk të botuesve: Xhevdet Mazreku dhe “kryeredaktores” me emrin Dafina Xhemaj, lexuesi ynë është informuar nga reagimet e bëra në rastet e tilla. Na vjen keq që edhe modelja Afrona Dika ka rënë pre e mashtrimeve të Dafina Xhemajt.

 

Dhe, ky nuk është rasti i parë që personalitetet publike janë pre e mashtrimit të “kryeredaktores Dafinë”. Dihet edhe rasti me Teuta Rugovën, vajzën e Presidentit Rugova, e cila me të kuptuar të vërtetën, refuzoi të botohet intervista me të në “Kosovaren fals”.

Aktualisht në versionin origijanal të Kosovares në ballinë është Liberta Spahiu.

kosovarja2

Artikuj të ngjashëm