Datën e martesës për Onatin e cakton “doktori”? Reperi flet për planin e martesës (VIDEO)

By

Kur tregon se je në një lidhje serioze, të gjithë të pyesin për martesën e prindërit duan të shohin sa më shpejtë nipërit e mbesat.

As reperi i njohur i labelit Baba Stars, nuk i ikën dot këtij presioni social për tu martuar, pasi tashmë vajzën e ka afër vetes dhe lidhja e tij është publike.

Në një intervistë për Prive me gazetarin Artan Telaku, reperi flet për planin e martesës, megjithatë kuptohet se s’ka asgjë konkrete.

“Kjo është pyetja që ma bëjnë shumë njerëz. Thjesht, ajo është një moment ndoshta sot, ndoshta pas ca vitesh. Kur të është kismet, siç themi ne”, shprehet ai.

I pyetur nga gazetari Telaku nëse datën e martesës do t’ia caktojë doktori, ai përgjigjet me shaka se jo, ngase parapëlqen që çdo gjë ta bëjë me plan!

NDIQENI INTERVISTËN E ONATIT NË PRIVE!

Artikuj të ngjashëm