Dasmë e madhe pa VIP, Stresi flet për planet e martesës dhe rrëfen detajet

By

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj a.k.a Stresi dhe e fejuara e tij Kejsi janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar, dhe çdo e re nga jeta e tyre përbën interes tani.

Reperi ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e lirë” me nikoqir Arian Çanin, ku zbuloi planet e martesës e cila do ndodhë së shpejti. Stresi u shpreh se do organizojnë një super dasmë tradicionale, por nuk do jenë shumë VIP-a të ftuar.

“Akoma nuk e kemi asnjë datë të caktuar për dasmën. Po shohim për diçka më të madhe, po e mendojmë, do bëjmë dasmën më tradicionale që ke parë ndonjëherë. AS VIP-a, asgjë, do e bëj për shpirtin tim, për prindërit dhe njerëzit që dua”, është shprehur Stresi.

Stresi dhe Kejsi u fejuan këtë vit, ndërsa reperi ka kohë që në media flet për martesën, e cila ende nuk ndodhi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm