Dasma i sjell gjobë Heidi Klum?

By

Dasma në Kapri të Italisë e modeles së famshme Heidi Klum me këngëtarin Tom Kaulitz ishte
kryelajm i mediave rozë në të gjithë botën.

Pamjet fanstastike nga ishulli u ndërthurën me bukurinë e ambjentit në të cilin u zhvillua
ceremonia.

Por ka një problem në gjithë këtë. Heidi, e cila ndodhet ende në Itali, rrezikon të paguajë një gjobë
prej 6 mijë eurosh.

Kjo, për shkak të një zhytjeje të ndaluar në Shpellën e Kaltër, bashkë me bashkëshortin e Tom
Kauliz .

Çifti i lejoi vetes një banjë pasionante tamam siç ka ndodhur një vit më parë kur ndodhej me
pushime me Kauliz dhe çdo gjë që ndodhte e dokumentonte për ta postuar më pas në rrjetet
sociale.

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz u martuan ditën e shtunë. Lidhja e tyre është komentuar gjatë për
shkak të diferencës të moshës, pasi Kaulitz është 17 vjet më i vogël se Heidi.

Artikuj të ngjashëm