Dashuria me profesorin, Eni dhe Genci rrëfejnë historinë

By

edicionin e këtij viti të “Dance With Me”, si konkurrentë janë dhe dy bashkëshortët Eni Jani dhe Genc Fuga. Dy aktorët e kanë nisur me këmbë të mbarë pasi në puntatën e parë u shpallën çifti i mbrëmjes me koreografinë  e Albi Nakos.

Po në këtë reality show, çifti festoi 12-vjetorin e martesës, marrëdhënie nga e cila kanë dy vajza. Të ftuar tek emisioni “Rudina”, Eni dhe Genci kanë treguar për historinë e dashurisë së tyre dhe se si studentja u dashurua me pedagogun.

“Ne jemi njohur shumë kohë më përpara se të lidheshim sepse Genci ka qenë pedagog dhe unë studente. Unë e shihja thjeshtë si pedagog dhe ai si studente. Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor. Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg. Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”, tha Eni Jani.

Ndërsa Genci u shpreh duke thënë:

“Në fakt unë nuk kam dalë asnjëherë nga konseguenca ime e të qenit pedagog. Nuk përdora asnjë nga formulat e letërsisë apo dramaturgjisë. Doja të kisha formulën time dhe funksioni. Unë kam qenë pedagogu i saj dhe shkoja në shkollë i veshur mirë, me kostum dhe kravatë. Marr vesh më vonë që një ditë Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky… Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare.”

Artikuj të ngjashëm