Dafina Zeqiri i rikthehet Kosovës, vjen edhe me rrëfim ekskluziv për Prive (FOTO)

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas pothuajse një vit qëndrimi në Shtetet e Bashkuara është rikthyer në Kosovë për të zhvilluar koncertet e vitit të ri.

Zeqiri mbrëmë ka performuar në një klub të Prishtinës ku edhe Prive ishte prezente, e atmosfera që ka sjellë këngëtarja ishte elektrizuese.

Para dy ditësh ajo publikoi edhe këngën e re në shqip “Ti e din” që shënon edhe rikthimin e saj me muzikë shqip në treg.

Në edicionin festiv të Prive që do drejtohet nga stilisti i flokëve Kaci Lleshi, Dafina Zeqiri vjen në një rrëfim ekskluziv, të jetës së saj në SHBA e planeve për karrierën! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm