Dafina Zeqiri shkakton një rrëmujë të madhe!

By

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka kohë që ka ‘braktisur’ Kosovën duke u shpërngulur kështu në SHBA, vend në të cilin ajo po qëndron pranë të dashurit të saj Jose.

E mes shumë angazhimeve, Duffye përsëri po gjen kohë edhe për punët e shtëpisë teksa rrjetet sociale shpesheherë mbushen me ushqime apo receta të cilat i përgatitë vetë ajo.

Mirëpo jo gjithmonë punët e shtëpisë shkojnë në mënyrën e duhur.

Kjo pasi këtë herë këngëtarja ka hasur në një problem me makinën e larjes së enëve të cilës i mungonte detergjenti adekuat e në tentativë improvizimi me një lloj tjetër Dafina shkaktoi një rrëmujë të vogël aty të cilën e pasqyroi më së miri në fotografinë e publikuar, njëherit edhe duke dhënë këshilla për të mos e provuar këtë gjë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm