Dafina tejet e VEÇANTË edhe në publikimin e fotografive! (FOTO)

By

E veçantë në stil të veshjes e edhe më e veçantë në muzikë. Emri i Dafina Zeqirit jo rrallë herë është temë diskutimi në portalet tona  si për pamjen e saj të jashtme ashtu edhe për produktet me të cilat prezantohet.

Por veçantia e saj nuk mbaron me kaq. Këngëtarja e njohur ka kohë që edhe në profilin e saj në Instagram ka krijuar një traditë të re të publikimit të fotografive.

Bëhet fjalë për një fotografi të vetme të ndarë në disa postime e cila mund edhe të mos kuptohet por ajo do të marrë njëkuptim kur të klikoni në brendësi të profilit të saj e të shikoni ‘Specialitetin’ e ri të Duffy-t në publikimin e fotografive.

Më poshtë keni edhe disa nga publikimet e tilla që këngëtarja tashmë i ka ‘patentuar’ si ide personale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm