Dafina emocionohet nga gjesti i Aurela Gaçes: Ja çfarë i shkruan publikisht

By

Ndonëse industria në të cilën ato bëjnë pjesë ka konkurrencë të fortë, këngëtaret shqiptare herë pas here dëshmojnë se mund të jenë mbështetëset më të mira për njëratjetrën. Këtë e ka dëshmuar së fundmi edhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ka promovuar klipin më të ri të koleges së saj, Dafina Zeqirit.

‘Mua personalisht Dafina më ka tërhequr vëmendjen qysh në fillim dhe kam ndjekur çdo projekt të saj me shumë dashuri… E tani gëzohem shumë për të e uroj t’Ia dalë mbanë për veten edhe për fansat e saj këtu. Suksese!’- ka shkruar Gaçe në Facebook, ku ka postuar edhe klipin e këngës ‘Told Ya’, shkruan Xing.al.

Një gjë e tillë duket se e ka emocionuar dhe prekur Dafinën, e cila gjithashtu në një postim në Instagram ka shprehur vlerësimin e madh për këngëtaren e njohur. ‘Legjenda shqiptare dora vetë! Të dua Lela!’- ka shkruar ajo.

 

 

Artikuj të ngjashëm