Cozman zbulon se a u rrah me Noizyn shkaku i ofendimeve të reperit

By

Në mesin e shumë thashethemeve, u përfol se arsyeja e sherrit mes Noizyt dhe Cozman ishte një intervistë e të parit në media ku mes tjerash Cozyn dhe Tunën i fuste në një kategori – atë të gocave.

I pyetur se a ishte ky shkaku që çoi në rrahjen dhe përleshjen e armatosur në Prishtinë, Cozman mohoi një gjë të tillë.

Ai tha se janë mësuar me provokime të tilla, dhe nuk binë pre e tyre.

Kujtojmë se nga xhirimet prej vendit të ngjarjes, reperi nga Babastars, gjithmonë ishte dëgjuar teksa i ‘qahej’ policisë se goditjet dhe sulmet i ka nisur i pari Noizy me grupin e tij, OTR. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm