Cozman lë Kosovën!

By

Përplot zhvillime në jetën private. Dramë, ndarje, ribashkime, ‘një lloj seriali’ e përshkoi jetën e tij së fundmi.

Paralelisht me këto ngjarje, reperi Cozman së fundmi ishte tejet i suksesshëm në muzikë me ‘Si dje’ që rezultoi një gjetje e qëlluar si projekt i cili u pëlqye shumë.

Përgjatë gjithë këtyre zhvillimeve, Cozy ishte në Kosovë ku bashkë me shokë shijoi jetën në Prishtinë duke qëndruar shumë në kafiteri e diskoteka.

Por, reperi tashmë ka vendosur që të ndërroj ritmin e jetës duke u rikthyer për një kohë në Londër pranë familjes.

Mësohet se ai ka marrë rrugë drejt Britanisë sot dhe nuk dihet për sa kohë do të qëndroj atje.

Planet për 2016-tën janë të mëdha prandaj me gjasë ai nuk do ketë luksin të pauzoj gjatë. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm