Çmimi i 100-të: “Agnus Dei” filmi shqiptar më i shpërblyer në historinë e Ballkanit

By

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në  El Festival de Largos y Cortos de Santiago, i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve në Republikën e Kilit.

Filmi kosovar ka fituar edhe Çmimin e Fotografisë më të mirë i cili shkon për drejtorin e fotografisë, Menduh Nushi.

Festivali pesëditor i cili ka bërë emër në Santiago, ka arritur të tuboj më shumë se 10.000 shikues dhe mbi 200 kineast të ftuar nga rajoni e bota. Në natën finale, juria ndërkombëtare e përbërë nga shtatë anëtarë ka vlerësuar 42 filma të përzgjedhur në programin zyrtar.

“Agnus Dei” i cili trajton dramën e përsëritshmërisë së fatit dhe i cili ambientohet në Luftën e Kosovës, duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivale ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit, transmeton Klan Kosova.

 

Artikuj të ngjashëm