Çka tha vetë Maitre Gims për Majkin ?!

By

U përfol shumë në media takimi i mbrëmshëm i francezit Maitre Gims dhe Majkit.

Të vërteta e thashetheme me tendencë shoqëruan raportimet por një gjë kaloi pa u vërejtur, fakti se Maitre Gims më në fund shprehu mendimin e tij për artistin e Babastars.

Ai ka postuar vetë në profilin e tij në Instagram me gati një milion ndjekës një video me Majkin.

Si përshkrim, reperi ka treguar përshtypjet e tij për këngëtarin ku nuk i ka kursyer as komplimentet.

‘Një djalë që duhet përcjellur nga afër’ – është shprehur Maitre Gims në postimin e shpërndarë ku shihet përkrah krijuesit të hitit ‘Dashni’. Po pra! /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm