Çka simbolizon kombëtarja për yjet?! (Video)

By

Kjo javë i takon vetëm dy ngjyrave, atyre Kuq e Zi. Pothuajse çdo qytet e ballkon valviste flamurin shqiptar.

Kjo për të treguar mbështetetjen ndaj kombëtares shqiptare në futboll e cila është shumë pranë realizimit të ëndrrës, asaj të kualifikimit në europianin France 2016.

Të enjten ishte një ndeshje më shumë se futboll. Pas një viti lojë kundër Serbisë e cila përfundoi me dron në mes të stadiumit, ishte radha e shqiponjave ti priste në Elbasan Arena, përfaqësuesen serbe.

Pavarësisht humbjes në lojë, kjo nuk e ndërpren ëndrrën tonë drejt kualifikimit.

Në humbje apo fitore duhet të jemi pranë kombëtares, pasiqë muzika e sporti janë pasaporta më e mirë drejt përfaqësimit ndërkombëtar.

Në materialin e përgatitur nga Prive flasin Elvana Gjata, Majki, Genta, Ermali, Lumi B, Afërdita Dreshaj, Gold Ag e Kushtrim Mushica.

Të gjithë këta urojnë kombëtaren për kualifikim e po ashtu bëjnë thirrje që të jemi të bashkuar deri në fund. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm