Çka po sjell Aida Doçi nga Turqia?!

By

Një prej këngëtareve të reja por shumë të pëlqyera, Aida Doçi së fundmi ka marrë rrugë drejt Turqisë.

Nga çfarë kemi parë në rrjete sociale, ajo duket se ka shijuar shumë bukuritë e Stambollit mirëpo pushimi dhe shëtitja turistike nuk kanë qenë arsyet që e kanë dërguar në shtetin turk këngëtaren e njohur.

Projekti i ri muzikor, të cilin po e sjell Aida është shkaku për të cilin ajo me gjithë stafin është zhvendosur për pak ditë në Stamboll.

E kontaktuar nga Prive.al, Doçi ka dhënë disa detaje të projektit të ri.

Kënga do jetë e zhanrit baladë, aty ku e gjejmë më së miri dhe do jetë solo.

Për realizimin e videoklipit, ajo ka zgjedhur produksionin Imagine bashkë me një kompani turke që edhe në aspektin vizual synojnë të nxjerrin më të mirën.

Kënga e re do jetë gati brenda disa javësh kur edhe do përfundojnë punët në xhirime dhe montazhë të videoklipit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm