Çka po i ‘duhet’ Edonës?! (Video)

By

Tash e sa kohë, Edona Llalloshi është distancuar paksa nga skena muzikore duke publikuar projekte vetëm një apo dy herë në vit.

Duket se të qenurit nënë dhe impenjimet biznesore kanë bërë të vetën duke e pasivizuar këngëtaren në fushën e muzikës.

Mirëpo Edona, këtë verë nuk qëndroi duarkryq pasiqë tashmë e ka publikuar këngën e saj më të re “Duhet” me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit e orkestrim të Ardian Kastratit.

Ky projekt rikthen Edonën në këngët që si temë kanë dashurinë, ndryshe nga projekti i fundit i lançuar në fund të 2014-tës që i dedikohej heronjëve të rënë në Betejën e Koshares.

Ajo në emisionin Ora e Mbrëmjes rrëfeu se tashmë caku kryesor i saj janë ahengjet familjare duke lënë anash koncertet muzikore.

Përveç të tjerash, Edona Llalloshi poashtu shtoi se në vjeshtë do ketë gati këngën e rradhës dhe se është në përgatitje të një albumi të ri./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm